Lazio e ka fituar derbin e zjarrtë të kryeqytetit të Italisë kundër Romës me rezultat 0:1, në takimin e vlefshëm për javën e 13-të në Serie A.
Felipe Anderson ka qenë autori i golit të vetëm dhe të fitores për Lazion në stadiumin “Olimpico” në Romë.
Anderson realizoi në portën e “Giallorossi” në minutën 29-të falë edhe asistimit nga Pedro.
Me këtë fitore, Lazio ngritet në pozitën e tretë me 27 pikë, duke e lënë pas Romën me 25 pikë në vendin e pestë.