6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Lazio befason Bayernin në Romë

- Advertisement -

Ishte një mbrëmje për t’u harruar, të paktën për “Bavarezët” e Bayern Munich. Djemtë e Thomas Tuchel kanë zhgyënjyer sërish në fushën e blertë, kësaj radhe në arenën e madhe të UEFA Champions League, aty ku mbrëmjen e kësaj të mërkure janë mundur me rezultatin minimal, 1 me 0, nga “Shqiponjat Bardhekaltër”, të Lazio.

Goli i vetëm, që çoi peshë “mitikun” e Romës, “Stadio Olimpico” erdhi vetëm në minutën e 69’-të të sfidës, ku padyshim protagonist ishte kapiteni, Ciro Immobile. “Veterani” i sulmit merr përsipër ekzekutimin e një 11-metërshi dhe nuk gaboi duke mposhtur portierin, Manuel Neuer e për t’i dhënë një tjetër goditje të madhe “Bavarezëve”, pas humbjes të turpshme, ndaj Bayer Leverkusen.

Megjithatë mund të thuhet se Immobile ishte i vetmi që buzëqeshi mbrëmjen e sotme, me “Legjionarin” e Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, i cili la fushën e lojës i dëmtuar, në pjesën e dytë, pas një ndërhyrje të gabuar të Leon Goretzka. Ndërsas qendërmbrojtësi francez, Dayot Upamecano u ndëshkua me kartonin e kuq, karton i parë i kuq, në këtë fazë të UEFA Champions League.

Tashmë, në një disavantazh të madh, “Bavarezët” e Bayern Munich do të tentojnë, në “Allianz Arena” të përmbysin gjithçka, ndaj “Bardhekaltërve” të Lazio me sfidën e kthimit, që do të zhvillohet mbrëmjen e 5 marsit, në “mitikun” e Mynihut, “Allianz Arena”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit