Lautaro zbulon dëshirën e tij për t’u kthyer në Argjentinë

- Advertisement -

“Ëndërroj të kthehem te Racing Club një ditë” – Lautaro Martinez në një intervistë për Radio Racing, nuk e fsheh dëshirën e tij për t’u rikthyer në Argjentinë pasi të përfundojë eksperiencën në futbollin europian.

“Është një dëshirë e imja dhe po përpiqem të bind familjen time. Natyrisht varet nga shumë gjëra: familja, momenti dhe gjendja ime fizike. Por ëndrra ime është të rikthehem të luaj te Racing, qoftë edhe për një vit.”

Megjithatë, rikthimi mund të presë edhe disa vite.

“Kam edhe tre vite kontratë me Interin. Do të doja të qëndroja edhe më gjatë në elitën e futbollit sepse ndihem mirë dhe jam ende i ri. Por herët a vonë dua të kthehem te Racing.”

Nuk mungoi as një koment për marrëdhënien me Diego Militon, president i Racing.

“Flas me të çdo javë. Është një person që ka qenë gjithmonë pranë meje që nga fillimet. Flasim shpesh, më ka shkruar edhe kur u lëndova. Kemi folur edhe për Racing, që në këtë moment nuk po kalon një periudhë të mirë”, tha ai

Të ngjashme

Të fundit