-7.5 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Laurit Krasniqi i bashkohet Kosovës

- Advertisement -

Laurit Krasniqi është futbollisti i radhës që ka vendosur t’i bashkohet Kosovës. Kështu ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës këtë të premte.

21-vjeçari është pjesë e skuadrës belge, Royal Antwerp. Ai u paraqit të enjten mbrëma kundër Dritës në “Fadil Vokrri” dhe shënoi golin e parë në fitoren 0:2 të skuadrës së tij.

Për Krasniqin ishte kjo paraqitja e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, por tani e tutje ai pritet t’i regjistrojë edhe shumë të tjera.

Në njoftimin e lëshuar nga faqja zyrtare e FFK-së, lojtari thuhet se është shprehur i lumtur që po i jepet mundësia të japë kontributin e tij për vendin e origjinës dhe se do të bëjë çmos që të vazhdojë të luajë në nivele sa më të larta dhe t’i bëjë krenarë familjen e tij dhe të gjithë tifozët e Kombëtares së Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit