26.1 C
New York
Saturday, July 26, 2025

Buy now

Laura Fazliu, në gjysmëfinale të Lojërave Universitare Botërore

- Advertisement -

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu, ka arritur në gjysmëfinale të Lojërave Universitare Botërore, që po mbahen në Rhine-Ruhr, Gjermani.

Sipas Federatës së Xhudos, Fazliu dhuroi spektakël deri në gjysmëfinale.

Në çerekfinale, xhudistja jonë mposhti gjermanen Viktoria Folgen, kurse në gjysmëfinale do të ndeshet me italianen Flavia Favorini.

Ndërkaq, edhe xhudistja tjetër Enise Zijade, është një fitore larg medaljes në EYOF Shkupi 2025.

E udhëhequr dhe e mbështetur nga kampionia dhe trajnerja, Majlinda Kelmendi, Enise shënoi tri fitore në kategorinë deri në 57 kg, duke u kualifikuar në gjysmëfinale.

Fitorja i siguron medaljen e parë Kosovës në EYOF – Shkupi 2025.

Komiteti Olimpik i Kosovës i ka uruar fat dhe suksese.

Të ngjashme

Të fundit