Laura Fazliu ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian, i cili po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Xhudistja nga Kosova ka shënuar fitore edhe në raundin e dytë, ndaj Lucy Renshall, në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Laura Fazliu edhe përballjen ndaj britanikes e fitoi me “Ippon”, shkruan Gazeta Express.
21-vjeçarja në çerekfinale do të takohet me fituesen nga përballja mes Renata Zachovas dhe Ayten Yeksanit.
Laura Fazliu në raundin e parë e mposhti xhudisten nga Izraeli, Kerem Primo.