Xhudistja jonë, Laura Fazliu e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu në finalen e repesazhit e mposhti xhudisten nga Kanada, Catherine Beauchemin-Pinard.
Deri te medalja e bronztë, Fazliu raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin u mposht nga kroatja, Katarina Kristo. Laura vazhdoi me fitore edhe në raundin e tretë, duke e mposhtur xhudisten ruse Dali Liluashvili, ndërsa në luftën për gjysmëfinale u mposht nga sllovenja Andreja Leski.
Më pas, Laura e vazhdoi garën në repesazh, ku në raundin e parë e mposhti australianen Katharina Haecker, ndërsa në finalen e repesazhit e mposhti kanadezen Beauchemin-Pinard.