14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Lauka: Shkaktar i situatës në veri është Serbia

- Advertisement -

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka vlerëson se kryeministri i vendit, Albin Kurti nuk është fajtor që Kosova është me masa ndëshkimore.

Sipas tij, shkaktar i situatës që është në veri është vetëm Serbia.

“Albinin e akuzojnë që pasojë e politikës së Albinit jemi këtu ku jemi, Kosova me masa ndëshkimore. Nuk është e saktë, sipas meje. Nuk pretendoj që kam monopolin e të vërtetës, por unë mendoj që shkaktar i situatës së sotme në veri është një, është Serbia”, deklaroi ai në “Info Nata” në Tëvë 1.

Siç thotë ai, disa kërkesa të ndërkombëtarëve ndaj Kurtit kanë qenë të padrejta, lidhur me depërshkallëzimin e situatës në veri, siç ka qenë largimi i njësive speciale të Policisë së Kosovës afër objekteve komunale.

Sipas tij, sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ka treguar se prezenca e njësive speciale atje është e domosdoshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit