14 C
New York
Friday, October 17, 2025

Buy now

Lauka kritikon subjektet politike për mosformimin e institucioneve: U treguan të papërgjegjshme

- Advertisement -

Ish- ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka ka kritikuar partitë politike për zvarritjen e procesit të formimit të institucioneve.

Ai ka thënë se pozitë dhe opozitë janë treguar të pa përgjegjshme.

Lauka në Tëvë1, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit ka treguar se qytetarët kanë vendosur për një qeveri të koalicionit.

“Për mua edhe Albin Kurti që është kryeministër në detyrë, Vetëvendosje që është partia më e madhe edhe opozita, në tërësi klasa politike, pozitë – opozitë është treguar e papërgjegjshme. Nuk mund t’i thuash klasë me përgjegjësi politike, asaj që krijon këtë situatë. Populli në shkurt vendosi krejtisht qartë, që duhet qeveri koalicioni”, ka thënë ai.

Ish – ambasadori i Shqipërisë, ka thënë se fajin kryesor për moskrijimin e qeverisë e ka kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që sipas tij, si fitues i zgjedhjeve është dashur të gjejë partnerë.

Por, ai ka thënë se këtu nuk amnistohen as Abdixhiku e Krasniqi, që sipas tij kanë vendosur kushte sipas tekave të tyre.

“Nëse duhet të flasim për përgjegjësinë e ka i zoti i shpish. Përgjegjësinë kryesore për situatën aktuale e ka z. Kurti. Por kjo nuk e përjashton përgjegjësinë e opozitës”, tha ai.

Albin Kurti ka edhe 10 ditë afat për formimin e qeverisë pas mandatimit nga presidentja Vjosa Osmani.

Kurti është shprehur se do ta formojë qeverinë, por ende nuk ka treguar nëse ka nisur bisedat me ndonjë parti politike.

Të ngjashme

Të fundit