Kandidati për deputet i AAK- së, aktualisht edhe kryetar i Rahovecit, Smajl Latifi në debatin zgjedhor në RTV2, për synimin e Lëvizjes Vetëvendosje për marrjen e 55% të votave, ai ka thënë se ky subjekt nuk duhet t’i merrë as 25%.
“Nëse folim në terma politike ky po thotë se po më duhen mu 55 % se më kanë mbetë edhe do institucione pa i shti në dorë. Ky nuk duhet me i marrë as 25 %”, thekson Smajli.
Latifi: Qeveria Kurti e ka akumuluar buxhetin, i ka ruajtë paratë në sirtar
Kandidati për deputet i AAK- së, aktualisht edhe kryetar i Rahovecit, Smajl Latifi në debatin zgjedhor në RTV2 në lidhje me buxhetin ka thënë se qeveria Kurti e ka akumuluar buxhetin ku sipas tij i kanë ruajtur paratë në sirtar dhe nuk janë shpenzuar.
“Në qoftë se e pyetim ministrin e Mbrojtjes a e ka shpenzuar buxhetin për vitin 2024 e paraparë për të shpenzuar. A e kanë shpenzuar buxhetin e ministrisë së Mbrotjes për investime kapitale dhe blerje të municioneve dhe armatimeve në vitin 2023. Po bëhet fjalë për buxhet të pa investuar dhe për buxhet të pa shpenzuar dhe kjo është karakteristikë e gjitha ministrive të Republikës së Kosovës. Në qoftë se ne veteranit të UÇK-së, pse me ja pamundësu me bo punën e dytë ai është status, i merrë 170 euro që sduhet mi marrë 170, 500 duhet mi marrë se është status i fituar në kohë lufte. Por le të punon, të mos shkojë tek sektori privat atëherë me marrë pagën në të zezën, sepse ne ashtu e kultivojmë ekonominë e zezë. Të gjitha këto pare kur të shlirohen, akumulohen në buxhet pra kemi një rritje të buxhetit dhe në qoftë se ne e hapim portën dhe shtigjet e zhvillimit sepse këta i kanë mbyllë. Këta e kanë akumulu buxhetin i kanë ruajtë paret në sirtar dhe nuk i kanë shpenzuar”, tha Latifi.
Latifi kritikon Ministrinë e Bujqësisë për mungesë përgjegjësie ndaj fermerëve
Kandidati për deputet i AAK- së, aktualisht edhe kryetar i Rahovecit, Smajl Latifi në debatin zgjedhor në RTV21 për grantin e hapur nga Ministria e Bujqësisë për fermerët e Kosovës më 27 dhjetor të vitit të kaluar ka thënë se është një mashtrim.
Sipas tij Ministria e Bujqësisë ka mungesë së përgjegjësisë para fermerëve të Republikës së Kosovës.
“Pse ministri i Bujqësisë i shpenzonë 24 milionë euro për grante që i ka pasur të planifikuara për vitin 2024 dhe nuk i shpenzon mrenda vitit 2024 por e hapë thirrjen për grante me 27 dhjetor të vitit 2024 edhe e thotë kjo thirrje për tri masa mbështesë për fermerët e Kosovës do të jetë e hapur deri me 27 janar të vitit 2025 edhe e keni parasysh kohën e pushimeve tash e ka zgjatur deri më 13 shkurt. Të gjitha këto mund të përmblidhen me një fjalë, mashtrim, mungesë totale e përgjegjësisë, e ndjenjës së përgjegjësisë para fermerëve të Republikës së Kosovës”, tha Latifi.
Latifi: Populli i Kosovës ka vështirësi t’i besojë një politike e cila e ushqen arrogancën
Kandidati për deputet i AAK- së, aktualisht edhe kryetar i Rahovecit, Smajl Latifi në debatin zgjedhor në RTV21 në lidhje me zgjedhjet e 9 shkurtit ka thënë se në këto zgjedhje LVV do të ketë ndryshime me vota.
Sa i përket besimit të qytetarëve të Kosovës tek Lëvizja Vetëvendosje ai thotë se populli i Kosovës është vështirë t’i besojë një politike e cila sipas tij e ushqen arrogancën.
“Kështu ka thënë edhe për zgjedhjet lokale kryeministri Kurti por si ka dalur hiq ashtu, i ka ndryshuar harta edhe ka mi ndryshu besoj edhe me këto zgjedhje sepse populli i Kosovës është vështirë mi besu një politike që në thelb e vuan nga sëmundja e dilerit të madhështisë dhe vështirë mi besu një politike që e ushqen arrogancën, pra sundimin. Ne i kemi kaluar këto procese në qoftë se Kurti në vitin 2021 ka marrur vota shumë 50,02 përshkak se njerëzit kanë besuar me të drejtën që mund të ndodhin edhe ndryshime rrënjësore, ata nuk kanë gabuar kur kanë besuar kështu sepse vërtetë kanë shpresuar”, tha Latifi.
Latifi: AAK po shpalos një vizon për hapat që duhet të ndërmerren me formimin e qeverisë së re
Kandidati për deputet i AAK- së, aktualisht edhe kryetar i Rahovecit, Smajl Latifi në debatin zgjedhor në RTV21 në lidhje me dënimet e partive politike nga PZAP ka thënë se AAK dhe Koalicioni për Kosovën ka një fushatë të emancipuar.
Sipas tij AAK dhe Koalicionin për Kosovën është duke shpalosur një vizion.
“AAK dhe Koalicioni për Kosovën, unë besoj që është duke vazhduar me një fushatë të emancipuar, ku po shpaloset vizion edhe besoj një vizion të qartë për hapat dhe masat që duhet të ndërmerren me formimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Kështu edhe me subjektet e caktuara posaqarisht nga LVV ku kryeministri aktual i Kosovës t’ju them të drejtën ka përdorur një gjuhë edhe kualifikime shumë të ulëta për përfaqësuesit e subjekteve politike, për udhëheqësit e subjekteve politike edhe për Koalicionin e Kosovës”, tha Latifi.