Profesori dhe analisti politik, Blerim Latifi, ka shkruar në lidhje me vizitën e shefit të CIA’s në Ballkan. Sipas Latifit, kur Amerika çohet në këmbë edhe Irani i ajatollahëve i zbut fjalët. Ndërsa vizita e shefit të CIA’s në ballkan Ballkan ua shurdhoi pipën mujsharëve të tij primitivë që shohin ëndrra me luftë.
“Kjo është Pax Americana. Si e dikurshmja dhe e lavdishmja Pax Romana.” – ka shkruar ndër të tjera Latifi.
Kur çohet në kambë Amerika: një defilim luftanijesh në bregun lindor të Mesdheut dhe Irani i ajatollahëve i zbuti fjalët fill. Në anën tjetër armët superiore amerikane në duart e ushtrisë së Ukrainës po e turpnojnë Rusinë në territorin e saj dhe një vizitë e befasishme e kreut të CIA’s në Ballkan ua shurdhoi pipën mujsharëve të tij primitivë që shohin ëndrra me luftë.
Kjo është Pax Americana.
Si e dikurshmja dhe e lavdishmja Pax Romana.