3.3 C
New York
Monday, December 8, 2025

Buy now

Latifi: Vetëm në Kosovë e Kroaci e shohin si gjë të mirë shpërbërjen e Jugosllavisë, kush janë 25% e kosovarëve jugonostalgjikë?

- Advertisement -

Profesori Blerim Latifi ka publikuar një hartë të matjeve të opinionit publik në vendet e ish-Jugosllavisë lidhur me shpërbërjen e saj.

Ai shkroi në Facebook se përveç në Kosovë dhe në Kroaci, në të gjitha vendet e tjera ish-jugosllave shpërbërja e Jugosllavisë konsiderohet gjë e keqe.

“Vetëm në Kosovë (75%) dhe Kroaci (55%) shumica mendojnë se shpërbërja e Jugosllavisë ishte gjë e mirë dhe e dobishme për vendin e tyre. Në ish-republikat tjera jugosllave dominon qëndrimi tjetër, pra jugonostalgjia. Më së shumti në Serbi dhe Bosnje”, shkroi ai.

Latifi pyeti për 25% e kosovarëve, që sipas matjeve, nuk mendojnë se shpërbërja e Jugosllavisë ishte gjë e mirë.

“Po kush janë 25% e kosovarëve që nuk mendojnë se shkatërrimi i Jugosllavisë ishte gjë e mirë dhe e dobishme për vendin e tyre? Me gjasë këtu hyjnë pakicat etnike dhe diku rreth 15% e shqiptarëve”.

Të ngjashme

Të fundit