Home Lajme Latifi: Veriu është shndërruar në çështje ndërkombëtare

Latifi: Veriu është shndërruar në çështje ndërkombëtare

0
Latifi: Veriu është shndërruar në çështje ndërkombëtare

Blerim Latifi, analist, ka qenë i ftuar në Pressing të T7 përball Armend Mujës, deputet i VV-së.

Në debat e sipër, Latifi ka vlerësuar se veriu nuk është vetëm çështje e brendshme e Kosovës.

“Veriu nuk është praktikisht çështje e brendshme e Kosovës, është shëndrru në çështje ndërkombëtare. I lexova deklaratat që vijnë nga figurat më të larta, po më bën përshtypje indiferenca totale e institucioneve”, ka thënë Latifi.

Tutje, ai ka vlerësuar se Kosova po i grah me të veten.

“Papjekuria është një situatë ku njeriu nuk e merr seriozisht botën, nuk e merr seriozisht realitetin. Jemi ardhur në një situatë kur nuk lëjnë përshtypje këtë punë dhe i grahim me të tonë”, ka deklaruar ai.

Exit mobile version