27.5 C
New York
Saturday, July 26, 2025

Buy now

Latifi tregon “koalicionin e madh” që krijoi mitin për ta hequr qafe Thaçin: U çuan në këmbë të gjithë, duke kërkuar kokën e tij

- Advertisement -

Blerim Latifi, ish-këshilltar i Hashim Thaçi, ka vlerësuar se para disa viteve ishte krijua një koalicion i madh shoqëror për të hequr qafe Hashim Thaçin.

Duke treguar mënyrën e krijimit të mitit që Thaçin e personifikonte si të “keqen supreme” të Kosovës, ai ka thënë se në këtë drejtim kanë kontribuuar partitë, shoqëria civile, ndërkombëtarët, mediat dhe gazetarët.

Sipas tij, ky koalicion i madh arriti të krijojë mitin se vitet pas shpalljes së pavarësisë, që ishin vite të ndërtimit, të shihen se vite më të errëta të Kosovës..

“U çuan në këmbë të gjithë, duke kërkuar kokën e tij. Parti, shoqëri civile, ndërkombëtarë, media, gazetarë që sot derdhin lotë mallëngjimi digjital për të. Kishte vetëm gjashtë vite në pushtet, por atyre u dukej sikur kishte qenë aty me dekada. Ishin gjashtë vite kur Kosova u bë shtet. Me gjithë vështirësitë dhe gabimet [ edhe të tij], ato ishin vite ndërtimi, jo rrënimi. Por koalicioni i madh – parti, shoqëri civile, media, ndërkombëtarë – arriti të krijojë mitin se ato ishin vitet më të errëta të Kosovës. Dhe ai: përgjegjësi kryesor për gjithçka. E keqja supreme”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Sipas tij, ky koalicion u shërbye edhe me fabrikime për të larguar Thaçin nga Kosova.

“Zgjidhja që u shit me ngulm si shpëtim: Heqja qafe e tij. Kështu u fabrikua një tregim ku çdo dështim i vendit, çdo plagë e hapur, çdo zhgënjim individual e kolektiv, u lidh me një emër të vetëm. U krijua armiku ideal – në të cilin projektuan gjithë frikën, fajin dhe pafuqinë që nuk dinin si ta përballnin ndryshe. Dhe atëherë, premtimi u bë i thjeshtë, i lehtë për t’u besuar: Hiqe këtë njeri dhe Kosova do të bëhet më e mirë. Më e drejtë. Më e ndershme. Më europiane. Ishte një premtim joshës – por i rremë. Një mashtrim kolektiv, i ndërtuar jo mbi vizion, por mbi hakmarrje dhe iluzion. Një popull i tërë e gëlltiti këtë gënjeshtër, që nesër historia s’mund ta gjykojë ndryshe veçse si të turpshme. E hoqën nga skena, nën duartrokitjet e një koalicioni të madh që kurrë më s’u bë bashkë për ndonjë të mirë të përbashkët”, ka shkruar ia, duke dhënë detaje tjera.

“Por çfarë ndodhi më pas? Erdhi shpëtimi i premtuar? U bë Kosova më e mirë se në ato gjashtë vite të “këqija”? Mjafton të shihni gjendjen në të cilën jemi katandisur si shtet, për ta marrë përgjigjen e duhur. Në vend të shpëtimit, erdhi stagnimi. Në vend të rilindjes, degradimi. Në vend të fuqizimit ndërkombëtar, harresa nga miqtë dhe aleatët. Në vend të patriotizmit shtetëror, apatia totale për fatin e shtetit. Në vend të një shteti që dikur frymëzonte, në një shtet të cilit të gjithë ia kthejnë shpinën”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit