Home Lajme Latifi thotë se VV-ja nuk i ka marrë seriozisht zgjedhjet e 9 shkurtit

Latifi thotë se VV-ja nuk i ka marrë seriozisht zgjedhjet e 9 shkurtit

0
Latifi thotë se VV-ja nuk i ka marrë seriozisht zgjedhjet e 9 shkurtit

Profesori Blerim Latifi thotë se partia në pushtet nuk i ka marrë seriozisht zgjedhjet e 9 shkurtit.

Latifi në emisionin Pressing në T7 ka renditur disa nga arsyet pse mendon që VV-ja ka qenë dembele në këto zgjedhje.

Sipas tij, VV-ja ka menduar që e ka shkatërruar përfundimisht opozitën në zgjedhjet e 2021, dhe se e kanë liderin që mendojnë se ‘si del në fushatë, baba i shpartallon’.

“Dallimi kryesor këtu është se tri partitë kryesore opozitare, kanë hyrë në këtë proces më shumë seriozitet, ndërsa VV’ja nuk e ka marrë seriozisht zgjedhjet, sepse ajo është mbështet në disa parametra që shihet se nuk i kanë dhez. Kryesori ka qenë që: ne e kemi shkatërru përfundimisht opozitën në zgjedhjet 2021, dhe këta nuk munden me u këndell për 4 vite dhe neve na mjafton që e kemi liderin tonë, që sapo del në fushatë, i shpartallon. Kjo ka prodhu dembeli të VV-së, edhe nuk i ka dhonë fort zor, as me i ndjek debatet, as me ndjek mediat, as me ofru diçka serioze, po ia lojmë babës këtë punë, se si del në betëjë i shpartallonë kundërshtarët”, tha ai.

Exit mobile version