Home Lajme Latifi: Serbia kurrë nuk do të nënshkruaj diçka për Kosovën

Latifi: Serbia kurrë nuk do të nënshkruaj diçka për Kosovën

0
Latifi: Serbia kurrë nuk do të nënshkruaj diçka për Kosovën

Politologu Blerim Latifi po konsideron se Serbia e ka vendosur një nënshkrim të përnjëmend për Kosovën: në Kumanovë, pas 78 ditë bombardimi. Nisur nga kjo ai thotë se Serbia nuk do të nënshkrujë diçka nëse nuk merr kërcënim të besueshëm nga Uashingtoni.

Sipas tij, duke qenë dialogu i pafundëm “do ta grryej ngadalë-ngadalë realitetin e Kosovës së pavarur”.

Reagimi i tij i plotë:

Njëherë të vetme Serbia e ka vendosur një nënshkrim të përnjëmend për Kosovën: në Kumanovë, pas 78 ditë bombardimi.

Edhe tash ajo kurrë nuk do të nënshkruaj diçka për Kosovën nëse nuk e merr një kërcënim të besueshëm nga Perëndimi, ose, thënë më konkretisht, nga Uashingtoni.

Nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë ajo do vazhdoj të ndjek me arrogancë të plotë qëllimin e saj kryesor: zvarritjen e pafundme të Kosovës në një dialog të pafundëm, i cili duke qenë i pafundëm do ta grryej ngadalë-ngadalë realitetin e Kosovës së pavarur.

Exit mobile version