-0.6 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Latifi: Së shpejti fillon dërgimi i kirurgëve për trajnim jashtë Kosovës

- Advertisement -

Transformimi Klinik i Shëndetësisë së Kosovës, përmes trajnimeve sub-specialistike të avancuara, ishte temë diskutimi mes Ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, dhe drejtorëve të Klinikave të Kirurgjisë, bashkë me stafin përcjellës- kirurgëve, njofton MSh, transmeton Scanner.

Në këtë takim ministri Latifi shpalosi para kirurgëve projektin e sub-specializimeve për të gjitha klinikat e kirurgjisë, e që ka për qëllim trajnimin e kirurgëve për t’u bërë specialistë dhe udhëheqës akademik në procedurat dhe teknikat e avancuara me standarde ndërkombëtare.

Me këtë rast, ministri Latifi kërkoi bashkëpunim nga të gjithë kirurgët, që janë shtylla kryesore e çdo sistemi shëndetësor dhe potencoi se “vetëm me involvimin e tyre personal dhe angazhimin serioz e vizionin e qartë të përgjithshëm për qeverisje të mirë për shëndetësi, ku në qendër të vëmendjes është pacienti, por edhe mirëqenia e gjithë personelit shëndetësor, do ta transformojmë shëndetësinë e Kosovës”.

Ministri Latifi tha se shumë shpejtë do të fillojë dërgimi i kirurgëve për trajnim jashtë Kosovës, në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, ku pastaj ata do të kthehen dhe do t’i shërbejnë sistemit të avancuar shëndetësor të Kosovës.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, si institucioni më i rëndësishëm shëndetësor në Kosovë dhe i vetmi terciar, me gjithë problemet e tanishme, shumë shpejt do të bëhet institucioni shëndetësor më kredibil, me profesionistë më të avancuar, ku qytetarët do të jenë të kënaqur me shërbimet shëndetësore.

Të gjithë kirurgët u shprehën shumë të kënaqur me prezantimin e ministrit Latifi, për projektin e sub-specializimeve, dhe deklaruan se janë të gatshëm të gjithë për bashkëpunim të ngushtë, vetëm për transformimin e sistemit shëndetësor, sipas këtij projekti shumë të rëndësishëm.

Transformimi Klinik i Shëndetësisë së Kosovës, përmes trajnimeve sub-specialistike të avancuara, ishte temë diskutimi…

Posted by Ministria e Shëndetësisë on Tuesday, August 9, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit