-1.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Latifi: Ra Banjska e u pa kush janë aleatët e vërtetë të Kosovës

- Advertisement -

Profesori dhe analisti Blerim Latifi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se ShBA, Britania e Madhe e Gjermani mbeten aleatët e vërtetë të Kosovës.

Sipas Latifit këtë e ka dëshmuar situata e fundit në Banjskë.

“Të tjerët, ose janë mjaftu me ndonjë dënim abstrakt të agresionit serb ose i kanë mbyllë sytë e veshët për mos me pa e më dëgju çfarë po ndodhë.
Ra Banjska dhe u pa se sa fort paska punu diplomacia serbe në gjithë këto vite”, ka shkruar Latifi ndër të tjera

Postimi i tij i plotë:

Ra Banjska e u pa kush janë aleatët e vërtetë të Kosovës: SHBA’të, që duke fillu nga Blinken janë aktivizu efektivisht në frenimin e agresionit serb, Britania e Madhe, që reagoi shpejt duke nisur disa njësi ushtarake të saj në Kosovë dhe Gjermania, përfaqësuesi i të cilës brenda javës erdhi dy herë në Prishtinë.
Të tjerët, ose janë mjaftu me ndonjë dënim abstrakt të agresionit serb ose i kanë mbyllë sytë e veshët për mos me pa e më dëgju çfarë po ndodhë.
Ra Banjska dhe u pa se sa fort paska punu diplomacia serbe në gjithë këto vite.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit