-6.3 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Latifi: Politikanët në Kosovë s’i pranojnë kurrqysh gabimet, shembull tipik është Mimoza Kusari

- Advertisement -

Analisti Blerim Latifi ka reaguar pas zhvillimeve në lidhje me publikimin e audioincizimit ku shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila dëgjohet duke biseduar me kriminelin Milan Radojiçiq.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se mes shumë gjëra në demokraci, është edhe e pranon edhe ekspozimin ndaj gabueshmërisë.

“Mes shumë gjërave të vlefshme që demokracinë e dallojnë prej regjimeve tjera politike, është se demokracia e pranon se është krijim njerëzor dhe, rrjedhimisht, edhe e ekspozuar ndaj gabueshmërisë, që është një konstante e qenies njerëzore”.

Ai ka thënë se politikanët në Kosova pranojnë shumë gjëra, por jo edhe gabimet që bëjnë:

“Në Kosovë njerëzit e politikës pranojnë kush e di se çfarë, veç gabimet që i bëjnë kurqysh. Bëjnë dhjetë gabime të tjera, për të mbrojtur gabimin fillestar. Sajojnë dhjetë gënjeshtra, për të mbrojtur një gënjeshtër tjetër. Vetëm dhe që t’i ikin përgjegjësisë dhe kërkimit të faljes, të cilat i përjetojnë si dobësi e si fund të karrierës politike”.

Sipas Latifit, rasti i Mimoza Kusarit është shembull tipik i kësaj mënyre të sjelljesp olitike në Kosovë.

“Rasti i Mimoza Kusarit është shembull tipik i kësaj mënyre dominante të sjelljes politike në Kosovë. Në vend se të dalë e të thotë se “po ka qenë gabim ai komunikim i imi me terroristin Radojiçiq dhe u kërkoj falje qytetarëve e votuesve të mi”, ajo kapet pas sajesave të shpifura për ta arsyetur veten. Jo vetëm ajo, po krejt subjekti i saj politik.

Ky dhe raste të tjera të ngjashme, e që për fat të keq janë shumë dhe gjithandej partive, tregojnë se përtej retorikës demokratike që konsumojmë dhe fasadës liberale që shfaqim, ne vazhdojmë të funksionojmë me mentalitetin e regjimeve autoritariste, ku gjithçka lejohet, me përjashtim të pranimit publik të gabimeve. Dhe do të vazhdojmë kështu derisa nuk e marrim se vesh se demokracia nuk ështe thesht një sistem ligjesh e procedurash shtetërore, por edhe një mënyrë jetese dhe një formë botëkuptimi.” – ka thënë ai në fund.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit