5.1 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Latifi për “Kuvendin panserb”: Program farsë i cili nëse injorohet, premton të kthehet në tragjedi

- Advertisement -

Analisti politik Blerim Latifi, ka komentuar atë që në Serbi po e quajnë Kuvend panserb. Sipas Latifit ky program i tyre është i shkruar me gjuhën e vjetër të nacionalizmit serb.

Latifi tutje u ka bërë thirrje shqiptarëve të Shqipërisë ta lexojnë këtë program, sepse sipas tij në momente të caktuara Shqipëria, po e nënvlerëson rrëzikun që vie nga Serbia.

Sipas profesorit të filozofisë një program i tillë nëse injorohet sikurse ata të mëparshmit, premton të kthehet në një tragjedi.

E plotë:

Merreni me mend pata durim me e lexu krejt tekstin fort të gjatë të deklaratës prej 49 pikash që dje u shpall në Beograd nga ai që atje po e quajnë “Kuvendi panserb”.

Kjo deklaratë nuk e fsheh fare qëllimin e saj për të qenë programi i nacionalizmit serb për shekullin 21.

Një program i ri i shkruar me gjuhën e vjetër të nacionalizmit serb.

Një program i cili shpërfaq gjendjen e një kombi që ecë përpara, ndërsa shikimin e ka të ngulitur fort në të shkuarën. Aty, p.sh., gjendet mesjeta, shekulli 19, shekulli 20, por jo shekulli në të cilin po jetojmë.

Një program i një kombi që jeton në Europën e shekullit 21, por nuk ia zë goja të flas për integrim në strukturat e saj politike dhe ushtarake.

Një program i paralajmërimit të fqinjëve të Serbisë se ajo nuk e ka ndërmend të heq dorë prej revanshizmit historik ndaj tyre.

Një program i cili na tregon se krejt strategjia 25 vjeçare e Perëndimit për ta zbutur Serbinë përmes ledhatimit e favorizimit të saj, ka rezultuar me një zero të madhe.

Një program që duhet lexuar detyrimisht nga vëllezërit tanë në Tiranë, të cilëve, para pak kohe, u pat marrë koka erë derisa mundoheshin të na bindnin se Serbia ka ndryshuar për të mirë dhe se ne kishim mbetuar ata që nuk po ndryshonim.

Një program farsë, i cili nëse injorohet si ata të mëparshmit, premton të kthehet në tragjedi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit