Profesori universitar, Blerim Latifi, thotë se nëse Kievi bie në duart e Rusisë, atëherë bie e gjithë Ukraina.
“Krejt do të varet nga fati i betejës për Kievin”, thotë Latifi.
“Nëse bie Kievi në duart e ushtrisë ruse, praktikisht bie i gjithë shteti i Ukrainës”, shtoi Latifi.
“Sipas të gjitha gjasave, qëllimi i Putinit është pikërisht të pushtojë në mënyrë klasike Ukrainën, me qëllim që të vendos aty një regjim tjetër apo ta shndërrojë praktikisht Ukrainën në një Bjellorusi të dytë, të cilën e ka faktikisht një shtet satelit, kukull. Dmth ta shndërrojë (Ukrainën) në një Bjellorusi me metodat të cilat i ka përdorur në Çeçeni”, tha Latifi në Pressing.