-1.8 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Latifi në Pejë: Spitalet e përgjithshme ta kenë kuadrin e tyre profesional

- Advertisement -

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, me bashkëpunëtorë qëndroi sot pasdite në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ku me drejtorin e spitalit Skënder Dreshaj dhe personelin aty bisedoi për punën në këtë spital, sfidat dhe projektet për të ardhmen, raporton Scanner.

Ministri Latifi falënderoi drejtuesit e spitalit dhe personelin për punën e bërë dhe kujdesin e treguar në trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe me sëmundje të tjera.

Ministri theksoi nevojën që spitalet e përgjithshme ta kenë kuadrin e tyre profesional, ndërsa riorganizimi i resurseve do të mundësonte që spitalet ta kenë kuadrin e nevojshwm, sidoms për ato lëmi ku numri i tyre është i vogël.

Gjatë kësaj vizite u theksua edhe rëndësia e avancimit dhe përdorimit të teknologjisë informative në funksion të ngritjes së cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore dhe përdorimi i telemjekësisë, gjithashtu.

Spitali i Pejës ka afër 600 të punësuar dhe ofron shërbime shëndetësore dytësore për qytetarët e komunave që gravitojnë në Rajonin e Pejës.

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, me bashkëpunëtorë qëndroi sot pasdite në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ku me…

Posted by Ministria e Shëndetësisë on Monday, February 7, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit