Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, vizituan Kolegjin “New York Medicine College”, me seli në New York.
Në këtë vizitë ata u takuan me drejtuesit e këtij institucioni, zv.Presidentin Prof. Dr. Salomon Amar, zv.Presidentin për Çështje Qeveritare, Robert Amler dhe zv.Presidentin e Lartë, Michael Newman.
Ministri Latifi tha se bashkë me përfaqësuesit e New York Medicine College diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit në shumë projekte të ndryshme sa i përket transformimit të sistemit shëndetësor të Kosovës.
Duke u bazuar në shtatë shtyllat e transformimit të shëndetësisë së Kosovës, Ministri Latifi theks të vecantë në këtë takim i dha edhe bashkëpunimit në menaxhimin e shëndetësisë dhe programet e shëndetit publik, arsimimit shëndetësor dhe trajnimit në fusha të ndryshme, si trauma dhe menaxhimi i katastrofave dhe emergjencave.
Ministra Latifi veçoi se pjesë e rëndësishme e këtij diskutimi me përfaqësusit e këtij Kolegji ishte edhe mundësia e bashkëpunimit në aspektin e shkollimit të studentëve nga Kosova, dhe në projektet e ndryshme hulumtuese-shkencore.
Ndërkaq, përfaqësuesit e kolegjit në fjalë theksuan se janë të gatshëm për të bashkëpunuar në ato fusha ku Kosova dhe qytetarët e saj kanë interes për të zhvilluar sistemin e shëndetësisë.