16.2 C
New York
Sunday, October 6, 2024

Buy now

Latifi: Mënyra se si u transmetua islami te shqiptarët ka ndikuar në rënien e numrit të tyre në Shqipëri

- Advertisement -

Filozofi Blerim Latifi, në emisionin Pressing në T7 ka folur në lidhje me arsyet se pse numri i myslimanëve ka rënë në Shqipëri. Sipas tij, mënyra se si u transmetua islami te shqiptarët është një faktor për rënien e këtij numri.

Latifi ka thënë se në në shoqërite liberale e demokratike kërkohen një transmetim më tolerat, më i butë e më i moderuar i fesë.

“Të themi është irritu prej kësaj mënyrë sesi është transmetu Islami te shqiptarët dhe kjo ka ndiku që kjo masë e madhe me lëviz në drejtime të ndryshme”.

“Shoqëritë liberale dhe demokratike kryesisht e kërkojnë një transmetim më tolerant, më të butë, më të moderuar të fesë. Nuk po flas vetëm për Islamin, por për të gjitha besimet. Ky dimension shpesh ka mungu, shpesh me vetëdije, shpesh pavetëdije e nga keqkuptime të ndryshme. Unë mendoj që duhet llogaritur si një faktor që nesër kur të bëhen hulumtime shkencore empirike, mundet me u konsideru si një tezë e testune”, ka thënë Latifi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit