Profesori universitar e opinionisti Blerim Latifi, ka komentuar takimin mes presidentit amerikan Donald Trump dhe Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammad bin Salman.
Ai thotë se derisa lideri saudit “shkrihej” para Trumpit, siguroi një pako investimesh saudite në SHBA me vlerë prej 600 miliardë dollarësh e një marrëveshje tjetër.
Ndërsa, për liderët tanë thotë se “natë e ditë s’pushojnë duke e sha e mallku Amerikën”.
“E patë dje qysh lideri saudit shkrihej para presidentit Trump? Ky i fundit siguroi një pako investimesh saudite në SHBA me vlerë prej 600 miliardë dollarësh. Po ashtu një marrëveshje tjetër për t’i shitur shtetit saudit teknologji të avancuara ushtarake amerikane me vlerë prej 142 miliardë dollarësh. Ndërkaq, këta budalltë tonë, të indoktrinuar me ideologjinë vahabiste të shtetit saudit, natë e ditë s’pushojnë duke e sha e mallku Amerikën. Natyrisht, këtë nuk ua kërkon shteti saudit, por dikush tjetër, komshiu ynë verior, për të cilin e kryejnë punën e idiotëve të dobishëm. Sepse vetëm një shteti në botë i intereson antiamerikanizmi në Kosovë: Serbisë”, thotë Latifi.