Analisti Blerim Latifi ka komentuar rastet e fundit ku disa persona kanë djegur bredhin e Vitit të Ri.
Ai ka thënë se këtyre persona bredhi i Vitit të Ri i duket si halucinon si kryqëzatë mesjetare.
Shkrimi i plotë:
Kadare shkruan se Ballkani ia kalon krejt Europës për numrin e madh të donkishotëve që prodhon. Pra për numrin e të krisurve komikë që bëhen gazi i botës duke ndjekur kauza anakronike.
Qe shembulli ma i ri: Janë çu n’ luftë kundër bredhit të Vitit të Ri. Si Don Kishotit të Servantesit që mullinjtë e erës( simbol i kohëve moderne) i halucinonin si kalorës mesjetarë, këtyre donkishotëve tanë bredhi i Vitit të Ri( simbol i kapitalizmit e shoqërisë së konsumit) u halucinon si kryqëzatë mesjetare.
Të moçmit kanë pasur sens psikologjik kur thoshin se “me mend nuk bahet shaka; se kur t’lanë mend, s’ka kush qe t’ bon çare”.