Home Ballina Latifi: Kam menduar që budallallëku anti-amerikan ka marrë fund më 1999

Latifi: Kam menduar që budallallëku anti-amerikan ka marrë fund më 1999

0

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, e që kryekëput kanë të bëjnë me zërat pro dhe kundër formimit të Asociacionit.

Duke shfrytëzuar rrjetin social “Facebook”, Latifi tregoi një tjetër ngjarje të së kaluarës, e që kishte të bënte me raportet mes ShBA-së e Iranit.

Veç kësaj, ai kujtoi faktin se ka menduar që siç e quajti ai, “budallallëku antiamerikan” ka marrë fund më 1999.

Postimi i plotë:

Viti 1990. Kosova ndodhet nën terrorin shtetëror serb. Qindra shqiptarë vriten e plagosen gjatë demonstratave të dimrit. Autonomia është hequr me dhunë policore. Krejt institucionet janë vënë nën kontrollin e Beogradit.

Republikat tjera jugosllave bëjnë sikur nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe. Edhe bota nuk i merr fort seriozisht lajmet nga Kosova. Me përjashtim të një rasti: në gusht një delegacion i Senatit Amerikan vjen në Kosovë për të parë gjendjen në Kosovë. Ajo vizitë përjetohet si një dritë shprese për Kosovën e vetmuar përballë agresionit serb. Gjashtë muaj më vonë fillon Lufta e Gjirit Persik midis SHBA’s dhe Irakut të Sadam Hyseinit. Nëpër çajtoret e

Kosovës shpërthen solidariteti me Irakun. Shqiptarët kokëshkretë duan që Sadami ta fitojë luftën. I tmerruar nga ky budallallëk masiv, Ibrahim Rugova e fillon politikën e amerikanizimit të mendjeve e shpirtrave në një shoqëri jugosllavo-anadollake.

Kam menduar se ky lloj budallallëku antiamerikan ka marrë fund përgjithmonë në vitin 1999. Tani nuk jam i sigurtë se kam pasur të drejtë.

Exit mobile version