13.9 C
New York
Monday, April 28, 2025

Buy now

Latifi: Institucionet ndërkombëtare të bëjnë presion ndaj Serbisë që t’i jepet fund makthit të familjeve të të pagjeturve

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se sot shënuan 27 Prillin, Ditën e të Zhdukurve me Dhunë, duke bërë homazhe dhe me ndezjen e flakadanëve në Krushë të Madhe.

Në një postim në Facebook, ai tha se 26 vjet më pas, kërkojnë me ngulm nga të gjitha institucionet, posaçërisht nga institucionet ndërkombëtare, që të bëjnë presionin e nevojshëm mbi Beogradin zyrtar dhe t’u jepet fund ankthit dhe makthit të familjeve të të pagjeturve.

“Me homazhe, ndezje të flakadanëve dhe vizitën që i bëmë Muzeut të Masakrës, sonte, në kompleksin përkujtimor të dëshmorëve dhe martirëve në Krushë të Madhe, shënuam 27 Prillin, Ditën e të Zhdukurve me Dhunë. Vetëm në Krushë të Madhe janë edhe 64 ende të pagjetur, në komunën tonë, edhe 107 të pagjetur e në shkallë vendi, edhe 1588, duke përfshirë edhe intelektualin dhe atdhetarin e shquar, profesor Ukshin Hotin”.

“26 vjet më pas, fatkeqësisht, si çdoherë, kërkojmë me ngulm nga të gjitha institucionet, posaçërisht nga institucionet ndërkombëtare, që të bëjnë presionin e nevojshëm mbi Beogradin zyrtar dhe t’u jepet fund ankthit dhe makthit të familjeve të të pagjeturve. Të zhdukurit me dhunë nga forcat shtetërore serbe, janë dhimbja dhe plaga jonë e hapur që ende kullon gjak në Republikën e Kosovës, tash e 26 vjet”, tha Latifi.

Të ngjashme

Të fundit