22.6 C
New York
Monday, September 29, 2025

Buy now

Latifi godet Kurtin e Osmanin: Viteve 90′ takoheshim nëpër korridore, sot kjo është fake diplomaci

- Advertisement -

Takimet e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit nëpër skuta e fotot e shkrepura me përfaqësues të huaj në New York, profesori Blerim Latifi i cilësoi si ‘fake diplomaci’ dhe kthim në vitet 90′ kur Kosova s’ishte shtet, shkruan Gazeta Metro.

Profesori Latifi tha se takimet nëpër korridore bëheshin gjatë viteve 90′ nga Ibrahim Rugova dhe Bujar Bukoshi, të cilët çanin hallet e popullit shqiptar të Kosovës që ndodhej nën okupim.

Por, tash kur Kosova është shtet që gati dy dekada, takimet dhe fotot me shtrëngime duarsh nga Vjosa Osmani në veçanti, sipas Latifit janë diplomaci e rreme.

“Por sot, 26 vjet pas çlirimit dhe 17 vjet pas shpalljes së pavarësisë, të mburresh me takime korridoreve dhe me fotografi të shtrëngimeve të duarve, nuk është diplomaci e vërtetë. Është fake diplomaciW, shkroi Latifi.

Sipas tij, fotografitë e ndara nga liderët shtetërorë gjatë javës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York janë treguesi më i mirë se në ç’derexhe ka rënë shteti i Kosovës.

“Është fasadë vetëmashtruese. Është tregues i mjerimit ku kanë rënë marrëdhëniet tona ndërkombëtare”, shkroi në fund profesori universitar, duke marrë shkas nga takimet jo të rëndësishme të presidentes së Kosovës me shtete si Guinea-Bissau dhe Bangladeshi, si dhe disa fotografi të shkrepura me Sekretarin e Shtetit dhe presidentin e Finlandës.

 

Të ngjashme

Të fundit