Profesori i filozofisë, Blerim Latifi, ka bërë një analizë të deklaratave të kryeministrit Kurti dhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, për iniciativën franko-gjermane.
Ai tha se Gërvalla ka qenë më konkrete, ndërsa kryeministri më abstrakt.
“Në fakt ministrja e punëve të jashtme ishte më konkrete dhe e lidhi autorësinë e tij me dy këshilltarët që kanë ardhur kohë më parë në Prishtinë dhe në Beograd, ndërkaq kryeministri ishte më abstrakt dhe u mundua me terma të fizikës, lëngshmërinë dhe ngurtësinë. Mendoj që janë terma që nuk e shpjegojnë sa duhet thelbin e këtij problemi”, tha ai në “Pressing” të T7.