24 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Latifi e pret presidenten Osmani në zyrën ku mban fotografinë e ish-presidentit Thaçi

- Advertisement -

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur sot në takim presidenten e vendit, Vjosa Osmani, derisa kjo e fundit po viziton këtë komunë.

Osmani ka publikuar në rrjetin social Facebook disa fotografi, ku në njërën prej tyre, në prapavijë shihet fotografia e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Latifi si duket, e mban ende në zyrën e tij fotografinë e ish-presidentit.

Ndërkohë, Osmani në postimin e saj ka shkruar:

“Në kuadër të vizitave nëpër komunat e Kosovës, sot jemi në Rahovec, kryeqytetin e bujqësisë e të rrushit, ku u mirëprita nga kryetari i komunës z. Smajl Latifi.

Pas pak, së bashku me kryetarin do ta bëjmë hapjen zyrtare të Hardhfestit.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit