Home Lajme Latifi: Duke u përplasur mes vete, Kurti e Rama e kompensojnë mungesën e opozitës në Shqipëri e Kosovë

Latifi: Duke u përplasur mes vete, Kurti e Rama e kompensojnë mungesën e opozitës në Shqipëri e Kosovë

0
Latifi: Duke u përplasur mes vete, Kurti e Rama e kompensojnë mungesën e opozitës në Shqipëri e Kosovë

Profesori i filozofisë, Blerim Larifi, ka thënë në Pressing të T7, të mërkurën se rivaliteti në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama është për shkak të mungesës së opozitës efektive në Kosovë e në Shqipëri.

Sipas tij, Rama në mungesë të opozitës që e sfidon i duhet një kundërshtar dhe për këtë e ka gjetur Albin Kurtin.

Njëjtën mendon edhe Kurtin, që sipas tij opozita në vend është formale dhe rrjedhimisht Kurti ka gjetur për kundërshtuar Ramën.

Në këtë aspekt, Latifi thotë se opozita në Shqipëri është pro Kurtit, ndërkaq opozita në Kosovë si shumicë është pro Ramës.

”Rama nuk ka kundërshtar i duhet një kundërshtar e ka gjetur te Kurti. Kurti në Prishtinë nuk ka kundërshtar real, i duhet një kundërshtuar. Do të thotë çuditërisht ka ndodhur një bashkim kombëtar në këtë rrafsh. Dhe ti e sheh opozita në Shqipërië ëshë pro Kurtit, opozita në Kosovë është afër Ramës. Kemi të bëjmë me një kompensim të opozitës në dy vende përkatëse”.

”Derisa në Shqipëri nuk do të kemi një alternativë që e sfidon hegjemoninë e Ramës, atëherë Rama ka me vazhdu me bë opozitën në Kosovë. Njëjtë edhe Kurti”, ka thënë Latifi.

Exit mobile version