2.2 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Latifi: Drama e veriut lidhet me planin franko-gjerman

- Advertisement -

Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi, ka thënë se situata e tensionuar në veri të Kosovës ndërlidhet me planin franko-gjerman.

Ai ka thënë se Kosova ka dhënë shenja të qarta se Kosova do të pajtohet me këtë plan, ndërsa Serbia sipas tij duket se e ka refuzuar dokumentin.

“E gjithë kjo dramë e veriut lidhet me planin franko-gjerman. Dje Borrelli tha se 27 vendet e BE-së janë pajtuar me planin. Kosova ka dhënë shenja të qarta se pajtohet me të. Serbia, ndërkaq, duket se e ka refuzu. Që të shmangë presionin ndërkombëtar për shkak të refuzimit, Vuçiqi ka nxitur rebelimin e serbëve në veri dhe ka nisur propagandën për rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Kjo është logjika e horrave në politikë: që të shmangin një problem, e krijojnë një tjetër; për t’i ikur një krize, e shpikin një krizë tjetër”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se  Kosova thjesht është duke u përpjekur ta mbrojë atë që thuhet në ligjin e saj themelor, në Kushtetutën e Republikës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit