Profesori dhe analisti Blerim Latifi ka thënë se kritikuesit më të ashpër të kryeministrit Albin Kurti janë ata që me vite kanë ndërtuar kultin e tij.
Latifi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se për këtë arsye Kurti ndjehet komod dhe nuk shqetësohet për kritikat e tyre.
“Kritikuesit më të ashpër të Kurtit janë njerëzit që me vite kanë punu me ndërtu kultin e tij. Shumica absolute e atyre sot që nëpër studio bërtasin kundër Kuritt janë njerëz që në periudha të ndryshme e kanë qit një tullë në kultin e tij politik. Për atë Kurti ndihet komod, dhe nuk shqetësohet për kritikën e tyre”.