12.6 C
New York
Thursday, February 27, 2025

Buy now

Latifi: “As VV nuk i ka të sigurt deputetët, ka frikë mes PDK-së e LDK-së – krejt variantet na çojnë në zgjedhje të parakohshme”

- Advertisement -

Profesori dhe analisti Blerim Latifi ka komentuar për mundësit e koalicioneve mes partive për krijimin e Qeverisë së re.

Latifi në emisonin Pressing në T7 beson se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi sipas tij, as Albin Kurti nuk do të ketë mundësi ta krijojë qeverinë e re.

“A është i mundur një koalicion i partive opozitare? Unë dyshoj shumë, pasi ekziston një frikë e brendshme në relacionet mes PDK dhe LDK. Një frikë se cka prodhon një koalicion i tillë.

Të gjitha variantet na tregojnë se shumë shpejt kemi me shku në zgjedhje të parakohshme, të jashtëzakonshme”.

Sipas tij, as VV-ja nuk i ka të sigurt deputetët e saj.

“Ska me mujt as Kurti me kriju Qeverinë, munden edhe deputetët e Kurtit me lëviz në drejtimin tjetër. As VV’ja nuk i ka të sigurt deputetët. Realisht të gjitha partitë nuk kanë me qenë në gjendje me kriju një shumicë që funksionon. Opsioni i zgjedhjeve është më i mundshmi në këtë fazë”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit