Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura në PD, Kryetari i opozitës Lulzim Basha replikuar me deputetët Ferdinand Xhaferraj dhe Dashnor Sula për rezultatin e zgjedhjeve. Gjatë nisjes së mbledhjes Basha është shprehur se: “6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosëm para detyrimit për të marrë pjesë në zgjedhje! Rezultati ishte shumë larg pritshmërive”.
Mësohet se Xhaferraj ka thënë se Basha duhet të largohet nga PD, ndërkohë që kreu i demokratëve është shprehur se ai nuk ka humbur asnjë garë, por e kanë vjedhur.
Gazetari Mariglen Kume ka zbardhur disa nga përplasjet e forta në mbledhjen e Grupit të PD.
Replikat me dyer të mbyllura!
Ferdinand Xhaferri: Jam me i vjetri dhe me eksperience, skam ambicie por përgjegjësi për PD. Berisha s’eshte zgjidhje dhe e ka mbyll me PD por ti na ke fyer kur thua skam humb asnjë gare. Duhet te largohesh si kryetar!
Lulzim Basha: S’kam humb asnjë garë, i kane vjedhur…
Dashnor Sula: Cila është zgjidhja kryetar? Se kështu mund te na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje? Ke përgjegjësi ti dhe ne. Nuk na beson me asnjë kështu!
Ilda Dhori: Të bëhen zgjedhje në parti!