4.5 C
New York
Monday, December 1, 2025

Buy now

Largohet trajneri i Sllovenisë, Kosova një prej shkaktarëve

- Advertisement -

As edhe një fitore e shënuar në ciklin grupor kualifikues për Kampionatin Botëror “USCAME 2026”.

Ky ka qenë bilanci i Sllovenisë që përfundoi në vend të tretë të Grupit B kualifikues për në Botëror.

Katër barazime dhe dy disfata, një nga Zvicra që siguroi plasman direkt në Botëror dhe një nga Kosova, që e mposhti në “Stozice” për t’ua shpresat për playoff!

Me kaq, Sllovenia ndau rrugët me Matjaz Kek, selektorin e tyre, i cili qëndroi 7 vite në detyrë dhe arriti në EURO 2024 ku pati paraqitje tepër të mirë duke siguruar të tetën e finales!

“Kontrata e Matjaz Kekut me Federatën e futbollit të Sllovenisë ka përfunduar në fund të nëntorit të këtij viti. Kreu i Federatës pas diskutimeve që kishte me selektorin Kek, shqyrtimit të shtatë viteve shumë të mira të kaluara me ekipin kombëtar dhe suksesin e arritur në EURO e vlerësojnë, por bashkë kanë rënë dakord për të ndërruar diçka në ekipin kombëtar,” bëri të ditur NZS në njoftimin e lëshuar në mëngjesin e sotëm.

EURO 2024 ka qenë vetëm hera e dytë për Slloveninë që ka marrë pjesë në një evropian, pas atij të parit në EURO 2000. Ata së fundi kanë pësuar edhe rënie në renditjen mujore të FIFAs, ku kanë rënë për 4 pozita dhe janë të përqëndruar në pozitën e 55-të.

Të ngjashme

Të fundit