6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Largohet Bekë Berisha, një multimilioner nga diaspora ia zë vendin e kryetarit të AAK’së në Istog

- Advertisement -

Bekë Berisha nuk do t’a ushtrojë më postin e kryetarit të Istogut nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, prej sot këtë pozitë do ta mbajë multimilioneri nga diaspora, Ukë Blakaj.

Për emërimin e ri në Istog ka njoftuar vet kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj teksa njoftoi se kanë mbajtur sot Kuvendin e degës së partisë në Istog.

“Rezultat i këtij kuvendi, është zgjedhja e kryetarit të ri të degës së Istogut, z. Ukë Blakaj, një afarist i suksesshëm nga diaspora. Këtë detyrë deri sot me shumë sukses e kreu Bekë Berisha, aktualisht deputet, i cili angazhimin e tij për vendin do ta vazhdojë nga pozicione të tjera partiake dhe parlamentare”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Mes tjerash, Haradinaj është shprehur se pas 9 shkurtit, me Aleancën në qeveri, Istogu do të shndërrohet në pikënisjen e Autostradës së Dukagjinit, një projekt madhështor që do ta lidhë me Prizrenin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit