6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Largohen nga puna 8 shoferë të autobusëve në Prishtinë, padisin Trafikun Urban

- Advertisement -

Në duar kanë kontratat e punës.

E mbi 1 vit tetë shoferë punuan në trafikun urban.

Por, tashmë kanë mbetur pa punë.

Shkak parregullsitë në konkurs.

“Kemi punuar më kontratë në mënyrë të rregullt të një kontratë një vjeçare, më pas kur e kemi përfundua, kemi vazhdu më kontratë dy vjeçare e me pas na ka ardh vendimi se duhet mu largu nga puna. Shkaqet që konkursi u kon i rregullt, po shkaku i komisioni të pikëve e kanë bërë gabimisht..”, ka thënë shoferi Blerton Leci.

Ai tregon që në konkursin e dytë janë pranuar 15 persona tjerë.

“Kemi bërë ankesa na kanë premtuar që kemi mu kthyer në punë por s’na kanë pranu, janë pranuar 15 persona tjerë që s’kanë pas të bëjnë me trafik urban hiq e na 8 jo”, ka shtuar ai.

Për këto ankesa, ata kanë ngritur padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Televizioni ka kontaktuar Gjykatën, mirëpo deri më tani të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërsa nga trafiku urban thonë se pas shqyrtimit të ankesave është konstatuar nga Inspektorati i Punës parregullsi në procedura të konkursit.

“Pas vendimit për anulimin e konkursit dhe shkëputjen e kontratave për 8 shoferët, Trafiku Urban ka hapur konkurs për 15 pozita shoferë autobusi, konkurs i cili ka qenë në përputhje me numrin e pozitave të lira sipas Organogramit dhe kërkesave te ndërmarrjes”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Sipas tyre, deri në momentin që Gjykata nxjerr aktgjykimin, “Trafiku Urban” do të respektojë dhe zbatojë atë aktgjykim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit