3.7 C
New York
Monday, February 16, 2026

Buy now

Largimi nga puna i gazetares së RTK-së, Mehmetaj: Ky pushtet i fëlliqur ka nisur t’i nxjerr dhëmbët e ndytë pa u fshehur tashmë

- Advertisement -

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar ashpër pas largimit të gazetares Edina Avdiu nga Radio Televizioni i Kosovës, duke e cilësuar rastin si shenjë të një pushteti represiv dhe të një goditjeje të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias dhe punëtorëve.

“Gazetaren Edina Avdiu RTK-ja e paska larguar nga puna ne muajin e peste te shtatzanise me arsyen e vetme se ka refuzuar te lexoje kronika qe kane ardhur direkt nga partia si urdhera politike dhe se ka bere “gabimin” duke pyetur kryeministrin “pse s’po iu dalin pagat gazetareve te RTK-se”.

Ky pushtet i felliqur ka nisur t’i nxjerr dhembet e ndyte pa u fshehur tashme dhe ka hapur gojen e gerditshme duke leshur zerin e diktatures me piskame.

Gjithe ajo sakrifice, gjithe ajo lufte, gjithe ai stermundim per te perfunduar ne kthetrat e gubaneve te Vetevendosjes. Kjo nuk tolerohet.

Blerja e zgjedhjeve te fundit ua ka krijuar ketyre stervinave politike idene se tashme do sundojne pa rrezistence.

Keta idiote, kasape te popullit t’vete, nuk e kuptojne se kjo shtypje vecse do ta rrise rezistencen.

Nuk kemi bere lufte shekullore per çlirim, per ta humbur lirine nga disa snobe bythepalare.

Nuk e kuptojne keta se tash Kosova popullohet nga gjenerata qe kane lindur, jane rritur e zhvilluar si te lire dhe kete liri s’e shkembejne per asgje, s’e leshojne per asnje cmim dhe e mbrojne me jete.

Edina Avdiu faleminderit qe flet. S’je vete. Aq sa jemi, te gjithe jemi bashke. E s’jemi pak.”

Të ngjashme

Të fundit