10.5 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Largimi i serbëve nga institucionet, Selmanaj: Projekt disavjeçar i politikës fashiste të Serbisë

- Advertisement -

Driton Selmanaj, deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës, ka qenë projekt disa vjeçar i politikës fashiste të Serbisë.

Kështu ka deklaruar ai në Facebook, ku ka shtuar se sipas tij, ajo çka është tepër shqetësuese, është se tanimë pjesë e këtij plani, me ose pa vetëdije, është bërë edhe qeveria e Kosovës me kryeministrin Kurti.

Tutje, ai ka thënë se, qëllimi i këtij projekti është që procesi 10 vjeçar i dialogut të shpallet i dështuar dhe se të gjitha marrëveshjet e arritura të anulohen.

Postimi i plotë:

Largimi i serbëve nga institucionet e Republikës së Kosovës, ka qenë projekt disa vjeçarë i politikës fashiste të Serbisë.
Ajo çka është tepër shqetësuese tanimë pjesë e këtij plani me ose pa vetëdije është bërë edhe qeveria e Kosovës me Kryeministër Kurtin.

Qëllimi i këtij projekti është që procesi 10 vjeçarë i dialogut të shpallet i dështuar, dhe të gjitha marrëveshjet e arritura të anulohen. Kjo pastaj do nxirrte nevojën për organizimin e një Konference Ndëkombëtare e cila do vendoste në tavolinë të gjitha opcionet e mundshme dhe me këtë do e legjitimonte narrativen e Serbisë që shteti i Kosovës është projekt i pa përmbyllun.

Kjo do ishte fatale për shtetin tonë. Kjo do vinte në dilemë pakon e Ahtisarit, Aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, mbi 100 njohjet si dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me 2010 e cila kishte vulosur ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me konstatimin se “Shpallja e Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt të vitit 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”.

Mos të harrojmë faktin se serbët janë bërë pjesë e policisë së Kosovës, sistemit gjyqësorë e prokurial, doganave dhe institucioneve tjera, jo me dëshirën e tyre dhe të Serbisë, por pas presionit të madh dhe ndërmjetësimit ndërkombëtarë.

Prandaj të nderuar qytetarë vetëm kordinimi shumë i ngushtë me SHBA-te dhe aleatët perëndimorë mund t’i jep epilog marrëveshjes finale për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
Çdo aventurë tjetër do rezultojë me dëme të mëdha për shtetin tonë.

DS.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit