9.2 C
New York
Friday, October 25, 2024

Buy now

Largimi i njerëzve nga Kosova, Blerim Latifi: Qysh erdhëm në këtë ditë?

- Advertisement -

Blerim Latifi, profesor i filozofisë politike, ka publikuar një status, në të cilin ka komentuar kremtimin e liberalizimit të vizave.

Në fakt, profesori Latifi, që është edhe analist i përhershëm në T7, ka shkruar për kremtimin e largimit na vendi, që me shumë gjasë e ka fjalën për Kosovë, ndonëse nuk e përmendi në mënyrë direkte.

Në shkrimin e tij, ai e ka quajtur këtë larim si mizopatria, pra ndjënjë të urrejtjes për vendin tënd.

Analisti Latifi e ka shtruar një pyetje

Qysh erdhëm në këtë ditë?” – është pyetja e Latifit, për të cilën, ai thotë, se nuk ka përgjije të gatshme.

Shkrimi i plotë i Latifit:

Celebrimi dhe kremtimi i largimit nga vendi është shenjë e qartë e asaj që autorët e lashtë e quanin mizopatria, ndjenja e urrejtjes për vendin tënd.

Qysh erdhëm në kët’ ditë?

Kush na e injektoi në psikikë mizopatrinë?

Nuk kam përgjigjje të gatshme në këto pyetje.

Veç një gjë dihet me siguri: derisa patriotizmi i krijon shtetet, mizopatria i vret ato. Në mënyrë të sigurtë. Asgjë nuk mbahet me zor në këtë botë. As liria.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit