3.7 C
New York
Sunday, February 15, 2026

Buy now

Largimi i gazetares Avdiu nga RTK, Çitaku: Liria e fjalës s’është privileg, ky popull s’pranon diktat

- Advertisement -

Deputetja dhe nënkryetarja e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas largimit nga puna të gazetares Edina Avdiu nga RTK, duke shprehur mbështetje të plotë dhe pa ekuivok për të dhe duke e cilësuar veprimin i goditje ndaj lirisë së medias dhe demokracisë.

“Me Edinën deri në fund. Pa kompromis”, shkruan Çitaku ndër të tjera. Për të, rasti i Avdiut nuk është thjesht çështje kontrate pune, por simptomë e një qasjeje autoritare ndaj fjalës së lirë.

“Të penalizohet një gazetare vetëm pse përpiqet ta bëjë punën e saj është as më pak e as më shumë se diktat. Kur pushteti frikësohet nga pyetjet, problemi nuk është tek gazetaria, por tek pushteti”, theksoi ajo, duke e përkufizuar si “diktat” çdo tentativë për të ndëshkuar gazetarët për pyetjet që adresojnë ndaj pushtetit.

Çitaku e lidh drejtpërdrejt rastin me themelet e rendit demokratik. “Liria e fjalës nuk është privilegj. Është themel i demokracisë. Ky popull nuk e ka duruar kurrë diktatin.”

“Nuk je vet, Edine. Solidariteti ynë është më i fortë se çdo presion”, përfundoi Çitaku.

Të ngjashme

Të fundit