-15.3 C
New York
Sunday, February 8, 2026

Buy now

Largimi i Albës, Shtylla: Vendim i dhimbshëm, por i domosdoshëm për qetësinë shpirtërore të saj (Video)

- Advertisement -

Gazetari Redion Shtylla ka komentuar largimin e Alba Pollozhanit nga reality show Big Brother VIP Kosova gjatë emisionit “Weekend” në Klan Kosova.

Ai tha se vendimi i saj për të dalë disa javë para finales është i dhimbshëm, por i nevojshëm për mirëqenien e saj personale.

Shtylla shpjegoi se situatat që Alba krijonte shpesh rezultonin në favor të banorëve të tjerë dhe në dëm të saj, duke e bërë atë të duket sikur nuk kishte respekt për veten para publikut.

“Alba shikonte që edhe kur krijonte situata, banorët e tjerë po fitonin më shumë në kurriz të saj dhe ajo dilte në sytë e publikut si një grua që nuk kishte respekt për veten”.

“Edhe pse është një vendim shumë i dhimbshëm për atë si lojtare që të dalë 2-3 javë para finales, por është një vendim për qetësinë e saj shpirtërore. Unë besoj shumë që ajo si njeri duhet të shërohet, sesa të vuaj dhe të ketë këtë periudhë në Big Brother”, tha ai.

Shtylla theksoi se prioritet i Alba Pollozhanit është shëndeti emocional, duke nënvizuar rëndësinë e kujdesit ndaj vetes.

Të ngjashme

Të fundit