Lauren Sanchez ka festuar ditëlindjen e 56 dhe në festën e saj kanë qenë të pranishm Kris Jenner me Khloe Kardashian. Mediat e huaja shkruajnë se festa u mbajt gjatë fundjavës dhe u shoqërua me dekorime festive të Krishtlindjes, ndërsa disa momente u ndanë në “Instagram” nga vetë yjet.
Për këtë rast, Kris Jenner, 70 vjeçe, veshi një pallto elegante Valentino prej leshi dhe kashemiri me çmim 8,500 dollarë, të shoqëruar me vathë të vjetër Cartier. Ndërkohë, Khloé Kardashian, 41 vjeçe, zgjodhi një fustan me prerje dhe pelerinë prej pellushi, duke e kompletuar me syze dhe çorape. Lauren Sánchez Bezos u shfaq në një kombinim të zi me xhaketë me print leopardi.
Në disa foto, Kardashian shihet duke pozuar me borë artificiale pranë një Mercedes të kuq, ndërsa Jenner i bashkohet jashtë automjetit. Ato gjithashtu pozuan së bashku brenda shtëpisë për disa momente festive. Khloe shkroi në “Instagram”: “Një natë perfekte e organizuar nga @laurensanchezbezos. Lauren, je thjesht ME E MIRA. Gëzuar Krishtlindjet dhe Festat 🎁🎄♥️”.
Kim Kardashian nuk ishte e pranishme në festë, por urimin e saj ia dedikoi përmes Instagram Stories, duke e quajtur Sanchez Bezos “shumë pozitive dhe me shpirt të gëzuar”.
Familja Kardashian ka miqësi të ngushtë me Lauren, duke marrë pjesë më parë në dasmën dhe feste të tjera private të saj.






