-0.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Laquan Smith prezanton koleksionin “bindshëm seksi”

- Advertisement -

Modelet femërore të Laquan Smith evoluojnë me shpejtësi. Në sfilatën e javës së modës në Nju Jork, stilisti i famshëm amerikan prezantoi modele veshjes për dimrin e ardhshëm, të cilat jo më kot janë quajtur “Bindshëm Seksi”.

Prerjet e guximshme dhe të çarat që provokojnë, duke ngacmuar pa dhënë shumë, dominojnë veshjet e mbrëmjeve dhe ato për raste. Bluja dhe e kuqja e theksuar u japin ngjyra modeleve ku mbizotëron kafja dhe e zeza. Lëkura e shkëlqyeshme është materiali i preferuar stinor.

Smith përzgjodhi edhe figura të famshme për të sfiluar në pasarelë, si aktorja Xhulia Foks, e cila ditën e Shën Valentinit njoftoi publikisht për revistën People se nuk është më në një marrëdhënie me reperin Kanye West, duke i dhënë fund romancës që zgjati vetëm pak muaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit