11.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Laporta ziliqar për Mbappen te Reali: Do ta prishë harmoninë e ekipit me pagën e tij

- Advertisement -

Real Madridi është gjithnjë e më i bindur se përfundimisht do të transferojë Kylian Mbappe këtë verë.

24-vjeçari ka njoftuar tashmë Paris Saint-Germain për vendimin e tij për t’u larguar në fund të sezonit dhe një marrëveshje për kushtet personale me Los Blancos pritet të finalizohet në javët e ardhshme.

Ka shumë entuziazëm në Real Madrid për mundësinë e transferimit të një prej lojtarëve më të mirë në botë, dhe veçanërisht si lojtar i lirë.

Megjithatë, Mbappe mund të jetë një problem në kryeqytetin spanjoll, të paktën ky është mendimi i presidentit të Barcelonës, Joan Laporta.

“Nuk e kam zili nënshkrimin e Real Madridit me Mbappe. Unë mendoj se ata kanë një problem. Duhet të shesësh një lojtar (nëse vjen Mbappe), apo jo? Sepse të dy nuk do të luajnë në të njëjtin vend dhe janë gjithashtu lojtarë shumë të fortë. Dhe duke folur për pagën, kjo e deformon me siguri dhomën e zhveshjes. Kjo nuk është një dhuratë”, u shpreh Laporta.

Real Madridi nuk do ta shohë atë si problem, kështu që komentet e Laporta nuk ka gjasa të kenë shumë vlerë në sytë e tyre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit