21.3 C
New York
Tuesday, September 2, 2025

Buy now

Laporta zgjedh zëvendësuesin e Lewandowskit – do të jetë transferimi i madh i vitit 2026

- Advertisement -

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, e ka përzgjedhur sulmuesin argjentinas Julian Alvarez si zëvendësuesin e duhur për Robert Leëandoëskin dhe ka në plan të synojë transferimin e tij gjatë verës së vitit 2026.

Situata aktuale e Atletico Madrid, që ka grumbulluar vetëm dy pikë nga nëntë të mundshme në fillim të sezonit në La Liga, mund të hapë derën për një largim të hershëm të Alvarez. 

Periudha e tij te Atletico ka qenë e paqëndrueshme, më shumë për shkak të sistemit të Diego Simeones sesa ndonjë mungese të talentit. Pas një viti të parë me statistika mbresëlënëse në kampionatin spanjoll, marrëdhënia e tij me skemat e Cholos është tensionuar. 

Trajneri ende nuk ka vendosur nëse Alvarez duhet të luajë si sulmues i vetëm apo në dyshe me Alexander Sorloth, një formulë që nuk ka dhënë rezultat. 

Në Barcelonë, drejtuesit sportivë e shohin profilin e Alvarez si të përshtatshëm me planin afatmesëm të klubit për tranzicionin në fazën e re. 

Laporta ka deklaruar qartë se sezoni 2026/2027 do të jetë i pari pa Robert Lewandowskin, i cili, ndonëse ende po kontribuon në fushë, është pranë përfundimit të kontratës. 

Presidenti është i bindur se situata financiare e klubit do të përmirësohet brenda dy vitesh, duke i dhënë mundësi për një transferim strategjik të kalibrit të lartë. 

Për më tepër, gatishmëria e Alvarez për të rregulluar pagën e tij në përputhje me politikat financiare të Barçës e bën këtë operacion edhe më tërheqës. 

Julian Alvarez ka treguar në përfaqësuesen argjentinase, si dhe te River Plate dhe Manchester City, se është lojtar që shkëlqen në skena me presion të lartë. 

Aftësia për të luajtur si ‘numër 9’ apo sulmues i dytë, lëvizshmëria dhe agresiviteti i tij në zonën sulmuese e bëjnë atë një profil ideal për një Barcelonë që synon të rifitojë dinamizmin në fazën ofensive.

Të ngjashme

Të fundit