Opsioni për të bërë fanellën e tyre është përjashtuar. Në këtë moment gjithçka tregon se klubi i Barçës do të shkojë me markën gjermane.
Ka dy arsye të fuqishme. Së pari, oferta e Puma përmirëson ndjeshëm kushtet e kontratës aktuale të Nike. Por, mbi të gjitha, sepse për aktivizimin e kontratës së re është e gatshme të paguajë menjëherë 100 milionë bonuse nënshkrimi. Në momentin aktual ekonomik që po përjeton Barcelona, ky është një bekim i vërtetë.