Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e ka shfrytëzuar rastin në një mbledhje të kryesisë së klubit në Olot për të dhënë sqarime rreth lojtarëve më të përfolur të ditëve të fundit, e që lidhen pikërisht me gjigatin katalunas.
Fillimisht, kreu i klubit “Blaugrana” u ndal të fliste për lojtarin më të kërkuar të këtij klubi, Robert Lewandowski.
“Jemi duke bërë gjithçka që është e mundur. Nuk është e lehtë, por po punojmë mirë”, ka thënë Laporta, njofton e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”.
Pra, kreu i klubit spanjoll ju dha shpresë tifozëve të Barçës se mund ta shohin në fanellën e klubit të tyre të zemrës sulmuesin polak, i cili e ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar nga Bayern Munichu, ndërkohë që ëndërr e tij është të luajë në “Camp Nou”.
Tutje, Laporta është ndalur të flasë edhe për përforcimin më të ri të Barçës, Raphinha, por edhe për lojtarin franceze, Ousmane Dembele, i cili sipas të gjitha gjasave këtë javë do ta nënshkruajë kontratën e re.
“Këtë javë do t’i prezantojmë Dembelen e Raphinhan”, ka përfunduar Laporta.
Pra, Barcelona po mundohet të bëjë revolucion në ekip, ndërsa sulmi do të ketë pamje krejt tjetër në edicionin e ardhshëm.
Barça synon të rikthehet në majat e futbollit spanjoll dhe të atij evropian.